Meta, Vuçiqit: Ka mbetur mbrapa 20 vjet, Kosova është e pavarur

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka komentuar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili foli për një konflikt të mundshëm me Kosovën.

Meta ka thënë tha se të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, qoftë në Serbi apo vendet e tjera, qoftë në Shqipëri, për ata, që sipas tij, nuk e kanë ende të qartë këtë gjë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh. Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”, tha Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme