Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Kosovë janë një shembull i funksionimit të demokracisë.
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë”.
“Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë”, ka shkruar Meta në Facebook.