Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Metaj, në një konferencë për shtyp, deklaroi se do të heqë dorë nga posti i kryetarit të LSI dhe sipas statutit drejtimin e kësaj force politike do e marrë zëvendëskryetari i LSI, Petrit Vasili.
Ai foli edhe për raportet partiake me LSI, ku edhe këto të fundit do i kalojnë Vasilit.
Metaj shtoi se me datë 24 korrik ai do të kryente betimin për të marrë postin presidentit të vendit.
“Detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin me 24 korrik. Deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale.
Do vijoj të jem kryetar i kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit. Sot në mbrëmje do heq dorë nga funksionet drejtuese në LSI. Drejtimin do e marrë Petrit Vasili.
Edhe pse mund të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, nga dita e sotme pas përfundimit të listave çlirohem nga raportet partiake me PS dhe drejtuesit e saj pasi të gjitha kompetencat i kalojnë zotit Petrit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI
Nuk është e rëndësishme të jetë opozita në ceremoninë e betimit, është e rëndësishme të marrë pjesë në zgjedhje“.