Metë Shatri takon gratë në Prishtinë, diskuton sfidat me të cilat po përballen

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Metë Shatri është takuar sot me gratë e lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Ai, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për shqetësimet, nevojat dhe sfidat me të cilat gratë përballen çdo ditë.

Ai, ka thënë se gratë janë shtylla e familjes dhe e shoqërisë, prandaj zëri i tyre duhet të dëgjohet më shumë, të respektohet më shumë dhe të përkthehet në veprime konkrete.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me gratë e lagjes Mati 1 në Prishtinë, ku biseduam nga afër për shqetësimet, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

I dëgjova me shumë vëmendje problemet dhe hallet e tyre, sepse besoj fuqishëm se politika dhe puna publike kanë kuptim vetëm kur nisen nga zëri i qytetarëve.

Gratë janë shtylla e familjes dhe e shoqërisë, prandaj zëri i tyre duhet të dëgjohet më shumë, të respektohet më shumë dhe të përkthehet në veprime konkrete.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, për sinqeritetin dhe për besimin.

Takime të tilla na japin edhe më shumë përgjegjësi për të punuar me përkushtim, afër njerëzve dhe për njerëzit.

Krejt për shtet,shtet për krejt!

#116lëvizjavetëvendosje

#1AlbinKurti

#92MetëShatri

Të ngjashme