Një studim i dy kërkuesve të Universitetit të Harvardit tregoi se kozmosi mund të ketë sjellë një vizitor mjaft interesant ne pragun e derës sonë pesë vjet më parë, kur një meteor i vogël u përplas në afërsi të Papua Guinesë së Re, në jug të Paqësorit.
Kërkimi tregon se objekti 4,5 metra i gjerë me shumë gjasë, ka ardhur nga një sistem tjetër diellor. Pothuajse të gjitha objektet hapësinore që përfundojnë në tokë, vijnë nga brenda sistemit tonë, shpjegon doktori i shkencave, Abraham Loeb, bashkëautor i studimit. Ata përbëhen nga të njëjtat material që përbëjnë sistemin tonë diellor, ndërkohe që ato, të cilat vijnë nga hapësira ndëryjore kanë origjinë tjetër.
Është sikur po të mbërrin një mesazh në shishe nga kozmosi, shprehet ai. Ne mund ta ekzaminojmë e të mësojmë diçka më shumë, shton eksperti. Një nga mundësitë që entuziasmon më shumë në raste të tilla, është ajo e pranisë së jetës dhe ideja që objekte të tilla munda ta bartin atë gjatë rrugës së tyre. Në parim, edhe brenda shkëmbit, jeta mund të rezistojë, edhe bakterie qofshin, ato mund ti mbijetojnë në këtë mënyrë kushteve të vështira hapësinore e të mbërrijnë drejt e tek ne, thotë Loeb.