Këshilla si ta përballoni më lehtë vapën

Prishtinë | 09 Gus 2023 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Vapa është ana tjetër e medaljes e stinës së verës. Ka nga ata që e përballojnë më së miri por dhe nga ata që vuajnë prej saj.

Por ilaçi më i mirë kundër nxehtësisë së vapës, të paktën në ambient të mbyllura është ajri i kondicionuar. Por jo të gjithë e kanë.

Atëherë? Ja disa këshilla se si t’i mbijetosh vapës me humor të mirë.

Kondicioneri

Sigurisht që është shpëtimi i verës, por duhet përdorur në mënyrë të duhur që të mos rrezikojmë ndonjë ftohje në mes të stinës. Temperatura duhet mbajtur 4-5 gradë më pak se ajo e ambientit.Dhe mos harroni, çdo mëngjes të ajrosni shtëpinë.

Freskuesja

Është më ekonomike se kondicioneri, por kujdes mos qëndroni përballë saj që të shmangni ftohjen. E mira do ishte ta linin të rrotullohej për të qarkulluar ajrin.

Grilat

Është një nga këshillat më të vlefshme të gjysheve tona. Mbajini mbyllur grilat sidomos nga ana e shtëpisë ku dielli bie gjithë ditën. Mëngjesi dhe darka janë momentet më të mira për të freskuar ambientin. Gatimin më mirë lëreni për në darkë kur vapa bie disi.

Dush të vakët

Tani në verë mund të ndodhë të bëni dush dhe disa herë në ditë, por kujdes! Jo me ujë të ftohtë, por dhe as të nxehtë. Një dush me ujë të vakët është ideal

Lëngjet

Sa më shumë lëngje për të mbajtur të hidratuar trupin por shmangni pijet e gazuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme