Meunier kalon Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë pas një aksioni të përkryer

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 16:18 | Nga

Kombëtarja e Belgjikës ka gjetur shpejt golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Anglisë e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Është mbrojtësi Thomas Meunier, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë e belgëve 1-0.

Goli i Meunierit erdhi në minutën e katërt të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas asistimit të saktë të Nacer Chadli.

Vlen të theksohet se goli erdhi pas një aksioni të përkryer që nisi nga këmbët e Thibaut Courtois.

https://www.dailymotion.com/video/x6opaka

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme