Prej disa kohësh treshja Ledjana-Mevlani- Antonela, është më e komentuara në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Që në momentin që Antonela u bë pjesë e “Për’puthen”, ajo u duk sikur hyri në mes të Ledjanës dhe Mevlanit.
Kjo është bërë shkak që mes dy vajzave të ketë herë pas here debate të forta si në studio dhe jashtë saj. Ato kanë hedhur kunja për njëra-tjetrën dhe kanë arritur deri në ofendime.
Nga ana tjetër, Mevlani është ai që akoma nuk po vendos se cila nga vajzat i pëlqen më shumë, e si pasojë vajzat janë në “luftë” me njëra-tjetrën sa herë diskutohet për to.
Ishte Mevlani ai i cili i dedikoi një këngë Ledjanës prej fillimit të hyrjes së saj. Kënga u prit shumë mirë dhe pati një impakt pozitiv tek publiku.
Por e dini veprimin e radhës të Mevlanit? U ka dedikuar një këngë të dyja vajzave, projekt të cilin e lançoi vetëm disa orë më parë.
“KÇK” (Kap ça të kapësh) titullohet kënga në bashkëpunim me Sabianin, si version i ri i këngës së tij “Binjaket”.
Kë të marrë e kë të lërë mes biondes dhe brunes është dilema më e madhe e Mevlanit në këngë, ndërsa në videoklip shfaqet edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi.