Konkurrentja kosovare ‘kapet keq’ me Arjan Konomin, largohet nga studio

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Alesja dhe Laureta u përballën mbrëmë me njëra-tjetrën. Sipas Lauretës, Alesja “i përdor” djemtë e programit.

Në deklaratën e saj ndërhyri opinionisti Arjan Konomi. Ai i përmendi Lauretës “eksperiencën” e saj me gjykatat, duke bërë që konkurrentja të largohej nga studioja. Pas saj shkoi dhe Rrushja.

Pjesë nga debati:

Laureta: Ajo e përdori dhe Samuelin. Vetëm pakëz “Më vjen keq që Samueli do të përdoret!”

Arjan Konomi: Nëse do ishe në një gjykatë, se ti ke dhe eksperiencë me gjykatat, nëse do ishe në një gjykatë dhe do thoje një frazë të tillë, gjykatësi dëgjon dhe nuk të jep asnjë lloj të drejte.

Laureta: Eksperiencat e gjykatës mos m’i përmend se i kam mbaruar unë ato punë. Flasim këtu brenda studios Arjan Konomi!

Arjan Konomi: Nëse gjykatësi dëgjon shprehje të tilla…

Laureta: Po nëse i dëgjon shprehjet e tua?

Arjan Konomi: Ti do kishe të drejtë nëse do i kishe kapur fshehurazi…

Laureta: Ti seriozisht e ke Arjan? Nuk kam nevojë t’i dëgjoj absolutisht këto gjëra se ça thua ti, gjykatën e këto gjëra…

(Laureta del nga studioja)

Arjan Konomi: Unë po them si funksionon në gjykatë, ti vetë na i ke thënë.

(Rrushja, motra e Lauretës del nga studioja)

Arjan Konomi: Këtu na u bë si gjimnastikë mëngjesi, sa herë që nuk iu pëlqen një fjalë, do ngrihen dhe do ikin. Kjo punë është, ulu-ngrihu, ulu-ngrihu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme