Mexhiti: Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, iku papritur

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Politikani shqiptar, Izet Mexhiti ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e këngëtarit Shpat Kasapi i cili raportohet të ketë vdekur sot për shkak të një ataku.

Ai tha se vdekja e tij e papritur ka lënë një boshllëk në familje, tek miqtë dhe gjitha ata që e vlerësuan artin e tij.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjashme