Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka për qëllim të lehtësoj bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të palëve sipas fushë-veprimtarisë së caktuar me qëllim të ofrimit të të dhënave për interesa të përbashkëta.
Kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional që synon shkëmbimin e të dhënave zyrtare, Zhvillimin e një sistemi modern, funksional dhe efektiv të menaxhimit të financave publike, si dhe rritjen e llogaridhënies së menaxhmentit të organizatave buxhetore përmes rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të aktiviteteve audituese, thuhet në një komunikatë të MF-së.
“Përmes kësaj marrëveshje do të krijohet një kuadër i cili do të shtoj vlerën, ndikimin dhe përfitimet e auditimeve të kryera duke u siguruar në të njëjtën kohë që auditimi i brendshëm dhe auditimi i jashtëm të kryhen me përgjegjësi dhe të arrijnë rolet përkatëse”.
Zyra Kombëtare e Auditimit dhe strukturat përkatëse të Ministrisë së Financave, përmes kësaj marrëveshje marrin përsipër të informojnë reciprokisht njëri-tjetrin mbi rezultatet e arritura në përfundim të misioneve audituese të iniciuara mbi bazën e të dhënave të marruar nga pala tjetër.