Ministria e Financave dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje, e cila pritet të rregulloj bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes dy qeverive.
Sipas ministrit të financave, Bedri Hamza kjo marrëveshje do të rregullojë të gjitha marrëveshjet që do të arrihen tash e tutje me shtetin gjerman, raporton Ekonomia Online.
Hamza në konferencën pas nënshkrimit të marrëveshjes bëri të ditur se shteti gjerman deri më tani ka kontribuar në Kosovë mbi 600 milionë euro.
“Gjatë kësaj periudhe kemi nënshkruar shumë marrëveshje me ambasadorin gjerman por kjo është marrëveshja ma ë rëndësishme sepse përmes kësaj marrëveshje krijohet baza e bashkëpunimit për të gjitha aspektet teknike dhe financiare për punën dhe prezencën e ekspertëve gjerman”.
“Investimet dhe kontributet e tyre janë mbi 600 milionë euro që janë investuar në prioritet me rëndësi të lartë për Kosovën siç është sektori i energjisë, i ujit të pijes, trajtimi i ujërave të zezave, kogjenerimit arsimit, shëndetësisë etj. Shteti gjerman është njëri prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë andaj edhe arritja e kësaj marrëveshje është sukses i madh për vendin tonë”.
“Mbi bazën e kësaj marrëveshje do të negociohen edhe marrëveshjet e ardhshme. Të gjitha marrëveshjet të ardhmen për përkrahje për bashkëpunim do ti referohen marrëveshjes ekzistuese. Ka të bëjë me bashkëpunimin financiar teknik rregullimin e mënyrës legjislativ duke përfshirë edhe çështjen e taksave”.
Ndërsa ambasadori gjerman, Christian Heldt tha se tek ministria e Financave kanë gjetur seriozitetin që e kanë kërkuar.
“Për neve marrëveshja që sapo e kemi nënshkruar është kruciale për bashkëpunimin tonë dhe tregues se sa kemi arritur ne bashkëpunimin deri më tani. Negociatat për këtë marrëveshje janë zhvilluar tash e 7 vite me radhë. Për neve për institucionet gjermane qeveri serioziteti në bashkëpunim është i rëndësisë së veçantë dhe ne kemi gjetur këtë seriozitet me ju”.
Held shtoi se shteti që përfaqëson është i interesuar për sundim të ligjit që mundëson zhvillim të qëndrueshëm, raporton EO.
“Jemi të përkushtuar për zhvillimin e sundimit të ligjit dhe funksionimit të ligjit. Ne nuk mund të predikojmë këtu për rëndësinë e zbatimit të ligjit ndërkohë që nuk punojmë mbi një bazë ligjore të caktuar e ndërtojmë një bazë ligjore mbi të cilën do të vazhdohet bashkëpunimi”.