Hoti interesohet për gjendjen e punëtorëve në KEDS

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 17:57 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale vizituan sot Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, ku u pritën nga menaxhmenti i lartë i kompanisë.

Në këtë takim me përfaqësuesit e KEDS-it u bisedua për funksionimin e kësaj kompanie, për pagesat e faturave nga qytetarët e Kosovës si dhe furnizimin me rrymë të qytetarëve në vend.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua edhe për kontributin e kësaj kompanie në buxhetin e Kosovës, gjendjen e punëtorëve në këtë kompani si dhe për pagesën e 0.2%  e pagës, e cila pritet të zgjidhet së shpejti.

Një çështje me rëndësi e cila u diskutua është edhe implementimi i Ligjit të faljes së borxheve, ku një numër shumë i madhe i borxhlinjve janë të kësaj korporate dhe sipas të dhënave janë shlyer shumë pak nga këto borxhe.

Pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan se kësaj kompanie i duhet një angazhim më i madh gjatë këtij muaji për të inkurajuar qytetarët për shlyerjen e borxheve pasi që Ligji për faljen e borxheve është në fuqi deri më datë 2 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme