Regjistrimi i veturave të reja ka marrë goditje nga pandemia e koronavirusit, por dy prodhues të veturave kanë arritur të rrisin shitjet e tyre në vitin 2020.
MG-ja ka shitur 18.415 vetura të reja në Britani të Madhe vitin e kaluar, një shitje nga 13.075 sa kishte shitur në vitin 2019, raporton “Autoexpress”.
Shifrat janë lëshuar nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregëtarve të Veturave (SMMT).
Tesla po ashtu ka regjistruar rritje të shitjeve në Britani. Ka shitur 26.086 vetura në vitin 2020, për dallim nga 14.635 sa i kishte shitur në vitin 2019.