Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës Hani i Elezit, Rufki Suma, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën Hani i Elezit.
Me këtë Memorandum do të financohet realizimi i asfaltimit të disa rrugëve lokale në komunën Hani i Elezit, në vlerë prej 50,000 €.
Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet financiare për të dyja projektet, ndërsa, Komuna Hani i Elezit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.
Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI.