Kontingjenti Italian i KFOR-it konfirmon bashkëpunimin shumë të mirë me Komunën e Hanit të Elezit

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, priti në takim pune komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it Italian, Kolonel Marco Javarone.

Në takim, Kryetari Ballazhi e njoftoi mysafirin me zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se pavarësisht të gjitha angazhimeve, komuna përballet edhe me shumë sfida, sidomos në buxhetin shumë të kufizuar për të realizuar shumë projekte që janë urgjente për banorët e komunës.

Kryetari Mehmet Ballazhi e shfrytëzoi rastin që në emër të komunës si institucion dhe të banorëve të falënderoj pjestarët e Kontingjentit Italian të KFOR-it për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e shumë projekteve në komunë. Për kryetarin Ballazhi vazhdimi i bashkëpunimit do të jetë në interes të veçantë për banorët e Komunës së Hanit të Elezit.

Ndërsa komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it Italian, Kolonel Marco Javarone tha se vizita në komunën e juaj është konfirmimi i zotimit tonë për vazhdim të bashkëpunimit. Duke reflektuar në sfidat e prezentuara nga Kryetari Ballazhi, Kolonel Marco Javarone tha se do të angazhojë njësinë e këtij kontingjenti që të realizojë edhe një takim me ju dhe ku mund t’i diskutoni kërkesat dhe mundësitë që Kontingjenti Italian ka për të realizuar ndonjë projekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme