MI: Pas reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 09:41 | Nga

Pas reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit të sotshëm të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për medie.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gadishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha ato akse rrugore ku janë paraqitur ngrica, kurse në rrugët malore ku ka patur rrëshqitje të vogla të dheut është intervenuar dhe janë pastruar ato, duke bërë kështu që ato të jenë të lira për qarkullim”

“Ministaria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor, që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe gjendjen e rrugëve në teren, në mënyrë që të kemi qarkullim të lirë dhe mbi të gjitha të sigurt”.

Dje për shkak të motit jo të mirë në aksin rrugor Restelicë-Dragash ka pasur rrëshqitje dheu ku si pasojë kjo rrugë ishte e bllokuar për qarkullim. Mirëpo sipas MI, edhe kjo rrugë është pastruar dhe e lirë për qarkullim.

“Ndërsa sa i përket aksit rrugor Restelicë – Dragash, ku mëngjesin e djeshëm kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh, tashmë kjo rrugë është pastruar nga dheu dhe gurët dhe është e lirë për qarkullim në tërë segmentin e saj”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme