Bazuar në të dhënat e mbledhura nga ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës në terren, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.
Menaxherët rajonalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës po vazhdojnë punën në largimin e çdo pengese, për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit.
Po ashtu, ekipet e MI-së kanë vazhduar t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të bërë largimin e borës dhe akullit nga disa zona të thella malore.
Njëkohësisht Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim, si dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.