MI: Të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, të qarkullueshme (FOTO)

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 21:49 | Nga

Ministria e Infrastrukturës (MI) thotë se pas reshjeve të shumta të borës në ditët e fundit, kompanitë e kontraktuara janë duke punuar pandërprerë në pastrim, dhe se gjendja e rrugëve është përmirësuar dukshëm.

“Të gjithë menaxherët regjionalë me ekipet tyre janë duke punuar pandërprerë në terren. Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e rrugëve nga bora”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Ministri Lutfi Zharku, gjatë ditës së sotme, ka inspektuar rrugët Prishtinë, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.

Po ashtu, ministri Zharku ka qenë në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e rrugëve në vend, duke iu ofruar ndihmë shtesë.

Në disa komuna të Kosovës ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar ekipet lokale në përmirësimin e disa rrugëve për qarkullim.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, tani të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

“Edhe rrugët rajonale janë të qarkullueshme duke përjashtuar rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila do të hapet nesër dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, e cila nuk po mund të hapet për shkak se është bllokuar nga disa automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen në mënyrë që sa më shpejtë të zhbllokohet kjo rrugë”.

Po ashtu, rrugët rajonale Mitrovicë – Bajgorë dhe Kamenicë – Tugjevc janë hapur sot.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim duke i respektuar rregullat e komunikacionit.

rruge-bora-pastrimi-dimri-24 rruge-bora-pastrimi-dimri-22 rruge-bora-pastrimi-dimri-21 rruge-bora-pastrimi-dimri-20 rruge-bora-pastrimi-dimri-19 rruge-bora-pastrimi-dimri-18 rruge-bora-pastrimi-dimri-16 rruge-bora-pastrimi-dimri-15 rruge-bora-pastrimi-dimri-14 rruge-bora-pastrimi-dimri-13 rruge-bora-pastrimi-dimri-12 rruge-bora-pastrimi-dimri-10 rruge-bora-pastrimi-dimri-11 rruge-bora-pastrimi-dimri-9 rruge-bora-pastrimi-dimri-8 rruge-bora-pastrimi-dimri-7 rruge-bora-pastrimi-dimri-6 rruge-bora-pastrimi-dimri-5 rruge-bora-pastrimi-dimri-4 rruge-bora-pastrimi-dimri-3 rruge-bora-pastrimi-dimri-2 rruge-bora-pastrimi-dimri-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme