Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton se duke u bazuar nga të dhënat të cilat i ka marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe autostrada “Ibrahim Rugova” janë të kalueshme.
“Edhe pse reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajtjen e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
MI kërkon nga shoferët që të jenë të pajisur me pajisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.