Mickoski takohet me Grenellin: Darkë e frytshme dhe miqësore

Prishtinë | 08 Kor 2024 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski është takuar mbrëmë me ish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Mickoski shkroi se darka me Grenellin ishte “e frytshme dhe miqësore”.

“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe ekspert i mirë i situatës në Ballkan”, shkroi Mickoski.

Me Grenellin, ai tha se folën për tema si ekonomia, energjia, sundimi i ligjit e për thellimin e bashkëpunimit.

Të ngjashme