Miftaraj: AKI-ja s’ka të drejtë t’i përgjojë qytetarët pa vendim të Gjykatës Supreme

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), nuk ka të drejtë t’i përgjojë qytetarët pa vendim të Gjykatës Supreme.

E nëse kjo ndodh, sipas Miftarajt do të ishte shkelje arbitrare e të drejtave të njeriut.

“AKI nuk ka të drejtë për të përgjuar asnjë qytetar të Kosovës pa vendim të arsyetuar të gjykatësit të Gjykatës Supreme. Nëse kjo ndodh pa vendim të gjykatësit do të ishte shkelje arbitrare e të drejtave të njeriut. Dyshoj shumë se kjo mund të ndodh”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme