Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se vendi ka nevojë për institucione stabile, duke potencuar se “është çmenduri të shkohet përsëri në zgjedhje”.
Ai ka shkruar në Facebook se Kosova ka nevojë që qytetari të jetë në qendër të vëmendjes, e jo politikani.
“Ky vend e meriton me qenë normal”, ka shkruar ai.
Kërkesë “skizofrene” e ka konsideruar analisti Agron Demi atë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që “Qeveria t’i përvishet punës”, ndërsa në anën tjetër e bojkotojnë seancën për votimin e presidentes, me ç’rast mundësojnë dërgimin e vendit në zgjedhje.
Aktualisht është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit ku po bëhet votimi i kandidatëve për presidentë. Në dy votimet nuk pati kuorum të mjaftueshëm, derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka çuar deputetët në pauzë.