Ndonëse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeministri Kurti thanë se kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias edhe për vettingun edhe për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajistifikueshme, kështu nuk po thotë njohësi i çështjeve të drejtësisë dhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se opinioni i Komisionit të Venecias po lexohet ndryshe nga politika e ndryshe nga juristët.
Miftaraj shkruan se Komisioni i Venecias ka dhënë opinion që Byroja nuk duhet të bëhet siç është propozuar.
Kjo pasi që propozimi i Qeverisë, sipas asaj që thotë Miftaraj, duke iu referuar opinionit të këtij Komisioni, ka të meta të mëdha që cënojnë sigurinë juridike, sistemin aktual dhe të drejtar dhe liritë themelore.
Postimi i plotë i Miftarajt:
Jane dy opinione te Komisionit te Venecias, nje per Vetting dhe nje per Byro.
Interesant sesi te njejtat dokumente, lexohen dhe kuptohen ndryshe nga politika, ndryshe nga juristet.
Vetting po, por Jo si eshte kerkuar. Sidoqofte, fillim i mirë, dhe tash kërkesa te zbatohet ne praktike pike per pike sipas rekomandimeve ne opinion. Sfida, te binden partneret nderkombetare dhe konsensus politik.
Byroja Jo si eshte propozuar. Propozimi i qeverisë të meta te medha qe cenojne sigurine juridike, cenojne sistemin aktual, cenon te drejtat dhe lirite themelore, sipas Komisionit te Venecias.