Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj deklaratave të fundit në lidhje me luftimin korrupsionit në vend.
Miftaraj ka ironizuar duke shkruar se IKD po “rren”, sikurse po “rren” edhe Ambasada Amerikane, veç Aleksandër Lumëzi po e thotë të “vërtetën” ne luftën kundër korrupsionit, shkruan Ekonomia Online.
Ai ka publikuar deklaratën e plotë të Zëvendës shefit të Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Nicholas J. Giacobbe i cili ka thënë se në vitin 2019 nuk është ngritur asnjë rast i korrupsionit të profilit të lartë.
“Ambasada amerikane ka qenë lumtur qe janë trajtuar raste të dhunës në familje në Kosovë. Po ashtu përgëzoj edhe mbrojtësit e viktimave sepse jeni thelbësor që viktimat të kërkojnë të drejtët e tyre. Marrja e frymëzimit mund të na ndihmoj për të nisur ndryshime të vështira dhe të rëndësishme. Në të kaluarën kam dëgjuar duke bërë thirrje për të marrë me seriozitet luftën e korrupsionit. Nga koha e 2017 vetëm disa raste janë ngritur me sukses ndërsa në 2019 nuk është ngritur asnjë rast”.
Ai ka shkruar se edhe BE-ja mendon se luftimi i korrupsionit të profilit të lartë nuk është në nivelin e duhur!
“Prokuroria është një nga shtyllat më të rëndësishme të sundimit të ligjit. Ka qenë inkurajuese KPK dhe KGJK ndërmorën hapa të menjëhershëm për të siguruar efikasitet të ligjit. Ka shumë sfida në bazat e përditshme por ja vlen të përmendet sepse keni resurse të kufizuara dhe numri i madh i lë dëme të vjetra mungesa e stafit ndonjëherë është edhe ndikimi i padrejtë sepse ekspertët tanë angazhohen me ju në baza të përditshme. Duke qenë të vetëdijshëm ne besojmë se rezultatet më të mira janë të mundshme dhe ato nevojiten në luftimin e korrupsion dhe krimit të organizuar”.
Ndër të tjera, Miftaraj ka bërë të ditur edhe deklaratën e Zëvëndës ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jacob Webber i cili ka thënë se duhet të punohet shumë për rikthimin e besimit të qytetarëve.
Ndërsa shtoi se duhet të rriten përpjekjet e prokurorëve për luftimin e veprave penale.
“Prokuroria e paanshme është nevojë e çdo shteti. Ambasada Britanike ka mbështetur iniciativat për zhvillimin e sistemit gjyqësor në Kosovë dhe u kemi dhënë mbështetje institucioneve qe ka për qellim zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë. Ne kemi pasur disa suksese së bashku por megjithatë do të doja të adresoja disa çështje shqetësuese. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është shumë i ulët. Është detyrë që të punojnë për të fituar besimin qytetar dhe ndjekje e kryesve të veprave penale është e drejtë e prokurorisë dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Viktimat duhet të kenë besim që të marrin drejtësi dhe sistemi gjyqësor duhet të ofrojë mbrojtje ligjore e më efektive, shtoi ai.