Miftaraj: Emërimi i noterëve të rinj, të bëhet nga Qeveria e ardhshme

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 08:10 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë në korrik të këtij viti kishte hapur konkursin për pranimin e 79 noterëve të rinj. E ky proces është në fazën finale, por që po vazhdon të kundërshtohet nga OJQ-të vendëse, por edhe organizata ndërkombëtare, duke përshirë edhe BE-në.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi(IKD) Ehat Miftaraj, në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se konkursi i Ministrisë së Drejtësisë për noterët e rinj është jokredibil dhe jotransparent, pasi sipas tij në këtë listë është i dukshëm dukuria e nepotizmit.

“Ministria e Drejtësisë pothuajse është në fazën finale të procesit të emërimit të noterëve të rinj i cili në bazë të IKD dhe një numrit të madh të organizatave joqeveritare është kontestuar pasi i njëjti konkurs nuk e ka pasur transparencën e duhur që kërkohet sipas ligjit.  Ajo që është me shqetësuese se numri i madh i familjarëve dhe personave politik që janë në listën përfundimtare të zgjedhur për noterë i përkasin familjarëve të komisionit apo familjarë që ndërlidhen me partitë politike që janë në pushtet apo edhe atyre që janë në opozitë”, thotë ai.

Miftaraj këshillon ministrin në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirin që të mos emërojë noterët e rinj.

Vlerëson se nj proces i tillë duhet të ndodhë nga qeveria e ardhshme, respektivisht nga Ministri i ri i Drejtësisë.

“Kredibiliteti i këtij procesi është kontestuar nga publiku dhe shoqëria civile dhe kemi bërë kërkesë nga Ministri i Drejtësisë që mos të bëjë emërimin e noterëve të rinj. Kem reagime edhe nga organizata ndërkombëtare e noterëve gjermanë. Sigurisht presim nga Ministri Tahiri që mos të bëjë emërimin e noterëve të rinj në këtë fazë. Qeveria e ardhshme, respektivisht ministri duhet të bëjë një analizë dhe ta vlerësojë këtë proces dhe të merr një vendim meritor nëse duhet të vazhdoj ose jo”, thotë ai.

Ai potencoi se procesi duhet të anulohet, dhe të ketë një proces të ri që respekton ligjin dhe eliminon nepotizmin.

Sipas tij, familjarët e përzgjedhur nga komisioni dhe partitë politike e kanë cenuar rënd besimin e qytetarëve mbi këtë proces.

“Kërkesa e IKD-së dhe organizatave tjera është që ky proces nuk duhet të vazhdojë tutje dhe më e mira do të ishte që të anulohej tërësisht dhe të kemi një konkurs të rinj që do të respekton procedurat dhe ligjin, dhe nuk do të ju mundësonte që familjarëve të mos jenë të privilegjuar në raport me qytetarët e Kosovës”, thotë ai.

Miftaraj thotë se MD-ja ka bërë disa gabime gjatë këtij procesi.

“Kosova ka nevojë për një numër të caktuar të noterëve të rinj. E veçanërisht plotësimit të pozitave nga komuniteti jo shumicë në Kosovë. Ministria e Drejtësisht fatkeqësisht ka bërë disa gabime në tërë këtë proces ku gjatë procesit të emërimit të komisionit, numër i madh i familjarëve që janë pjesë e komisionit që mbulohen nga MD kanë aplikuar apo njëfarë mënyre janë përzgjedhur nga komisioni. Partitë politike e kanë cenuar rëndë besimin e publikut lidhur me këtë proces. Kosova nuk e ka privilegjin që të emërojë me persona të cilët nuk e kanë kredibilitet dhe integritet të cilët në të ardhmen mund të kontestohen nga publiku”, thotë Miftaraj.

Konkursi për noterë të rinj ishte hapur në korrik të këtij viti, por që u kundërshtua nga shumë institucione, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare, me arsyetimin se ka pasur parregullsi gjatë procesit të rekrutimit.

Të ngjashme