Miftaraj i reagon Haxhiut: Incizimet e publikuara nuk hyjnë në kuadër të përgjegjësisë penale e as civile

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi të mërkurën se organet e drejtësisë do të hetojnë audio – incizimet e publikuara në të cilat është e implikuar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Pas kësaj deklarate ka reaguar drejtori ekzekutiv i Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj. Ai ka thënë se këto audio – incizime nuk hyjnë në kuadër të përgjegjësisë penale as civile

Sipas tij interesi i publikut është i madh.

Postimi i plotë:

Incizimet as nuk hyn ne kuader te pergjegjesise penale e as civile.

Filma me kallexime penale ose padi civile munden edhe mu inicu ama nese zbatohet ligji drejte, dihet epilogu.

Interesi i publikut eshte me i madh se interesi i dy zyrtareve te larte publik dhe i nje te kerkuari nga organet e drejtesise dhe qe eshte ne listen e zeze te Amerikes.

P.S. Media keto jane incizime, nuk jane pergjime. Pergjimet i autorizon gjykata.

Të ngjashme