Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka radhitur pritjet e tij që duhet t’i përmbushë Lëvizja Vetëvendosje në fushën e drejtësisë.
Ai thotë se duhet të miratohet ligji për Vetting, të shpallen konkurse për policë, prokuorë e gjykatës.
Teksa thotë se Vettingu nuk bëhet me ekspertë të Kosovës por më ata ndërkombëtarë.
Postimi i tij i plotë:
Gjuha të shkon ku të dhemb dhëmbi, fjalë e urtë popullore.
Çka pres nga qeverisja e VV-së, në sistemin e drejtësisë?
1. Miratimi i Strategjisë për Sektorin e Sundimit të Ligjit, proces qe do te zgjas se paku pesë vite zbatim.
2. Procesi i Vettingut ne Polici, Prokurori, Gjykata, KGJK, KPK dhe Gjykate Kushtetuese.
Duhet te behen ndryshimet kushtetuese.
Duhet te miratohet ligji per Vetting.
Ne menyre te koordinuar, planifikuar dhe mire organizuar te filloj zbatimi praktik i Vettingut.
Faza e pare duke filluar nga KGJK dhe KPK, Gjykate Kushtetuese, Gjykaten Supreme dhe ZKPK.
Faza e dyte Gjykata e Apelit, PSRK, Prokuroria e Apelit dhe menaxhmenti i Policise.
Faza e trete gjykatat dhe prokurorite themelore.
Paralelisht shpallen konkurse per police, prokurore, gjykates. Pozitat qe mbeten te lira nga Vettingu plotesohen me njerez te rinj me integritet dhe profesioniste te fushes.
Vettingu nuk behet me eksperte te Kosoves por me eksperte amerikane, britanik dhe gjerman, me ekspertize ne Keshillin e Evropes, GJEDNJ, praktike ne çeshtje civile, penale dhe administrative.