Juristi Ehat Miftaraj ka dhënë këshilla falas për partitë politike, kryetarët e rinj të komunave, drejtorët dhe individët tjerë që mund të marrin pozita në nivelin komunal.
Ai përmes një postimi në Facebook, i ka renditur disa këshilla për zbatimin e Ligjit për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë.
“1. Të deklaroni pasurinë brenda afateve ligjore dhe sipas asaj që e përcakton ligji.
- Ju që vini nga jashtë dhe keni bisneze tuaja, kujdes të shtuar gjate raportimit dhe evitimit te konfliktit te interesit.
- Partitë politike t’i informojnë dhe obligojnë secilin kandidat të tyre te respektojne ligjin.
- Kandidatet qe nuk veprojne ne baze te ligjit, ta kuptojne se mos deklarimi i pasurise hyn ne kuader te veprave penale te korrupsionit, dhe raportohen si korrupsion.
- Pranimi i nje pozite te larte publike nenkupton se te pakten ke njohuri lidhur me obligimet tua ne raport me zbatimin e obligimeve qe dalin nga ligji”, shkroi në Miftaraj.