Mijëra deçanas kërkojnë lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 14:46 | Nga

Mijëra qytetarë të Deçanit me rrethinë sot kanë nisur një marsh protestues, me moton “Ramushi është Kosova”.

Protestuesit kanë brohoritur “Për Ramushin në Kosovë”, “Amerika me Ramushin”, etj.

Ky ka qenë marsh i dytë i organizuar brenda javës, dhe ka pasur një prani impozante të qytetarëve.

Një aktivitet i tillë bëhet vetëm një ditë para protestës së madhe që do të mbahet në Prishtinë, ditën e shtunë-21 Janar, ora 13.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme