Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit, Valon Kashtanjeva, thotë se ka me mijëra kopje të materialeve të sekuestruara nëpër fotokopje, shkruan arbresh.info.
“Ka edhe lëndë penale, dhe presim vendimet, dhe do të ndikojnë në rastin e shkeljes së drejtës së autorit,” thotë Kashtanjeva derisa sqaron se pirateria në fushën e librit mbetet problematike.
Kosova ka një sistem të pronësisë intelektuale si legjislacioni, taskforca që merret me pirateri në kuadër të Qeverisë së Kosovë e përbërë nga institucione relevante
“E drejta e autorit nuk ka nevojë për regjistrim dhe ka më pak padi rreth kësaj. Në fushën e markave tregtare ka më tepër padi për shkeljen e markave tregtare,” deklaron Kashtanjeva për emisionin “Dogana”.
Sipas tij, në Kosovë ka shumë shkelje të drejtës së autorit dhe duhet shumë punë të vetëdijesimit rreth përmbajtjes.
“Me fillimin e vitit akademik, shumica e librave fotokopjohen pa leje.”
Dukura e plagjiaturës është mjaftë e pranishme, dhe kështu ai tregon se ka shqetësime nga profesorë mes vete për shkeljen e të drejtës së autorit
Ai bënë thirrje që krijimet të jenë origjinale, duke shtuar se edhe materialet në internet kanë një krijues.
“Gjithmonë të citohet autori qoftë edhe nëse është marrë vetëm një fjali dhe të krijojmë një ekonomi që mbrohet nga të drejtat pronësore intelektuale, të mbrojmë edhe krijimin në fushën e kulturës. Nëse nuk e mbrojmë, nesër nuk mund të kemi trashëgimi kulturore,” shprehet Kashtanjeva.
Zyra që drejton ai ka mision promovimin e të drejtës së autorit, sjelljen e legjislacionit dhe transpozimin në harmoni me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.