E vetmja pistë në aeroportin Gatwick të Londrës mbetet e mbyllur, për shkak se mbi të u zbuluan duke fluturuar dy dronë.
Mijëra pasagjerë u përballen me një vonesë pasi shumë fluturime u anuluan.
Gatwick, aeroporti i dytë më i madh britanik, mbylli pistën të mërkurën rreth orës 21:00, dhe shkurtimisht e hapi rreth orës 3 të mëngjesit për ta mbyllur sërish pas 45 minutave, njofton Associated Press.
Policia britanike thotë se ata besojnë se fluturimi i avionëve pa pilot në aeroportin e Gatwick është një akt i qëllimshëm, por nuk ka shenja se është i lidhur me terrorizmin.