Mijëra protestues kundër grusht shtetit në qytetin më të madh të Mianmarit

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Yangon për të denoncuar puçin e kësaj jave dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses të zgjedhur, Aung San Suu Kyi, në demonstratën e parë të tillë që kur gjeneralët morën pushtetin.

Diktaturë ushtarake, dështo,dështo; Demokraci, fito, fito”, brohorisnin protestuesit, duke bërë thirrje që ushtria të lirojë laureaten e paqes, Suu Kyu dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes së saj Kombëtare për Demokraci, të cilët janë arrestuar që nga grusht shteti të hënën.

“Kundër diktaturës ushtarake” lexohej në banderolën në frontin e marshimit. Shumë protestues ishin të veshur më ngjyrë të kuqe të NLD-së dhe disa të tjerë mbanin flamuj të kuq.

Junta e Myanman është përpjekur të heshtë disidencën duke bllokuar përkohësisht Facebook-un dhe shtriu shtypjen e rrjeteve sociale në Twitter dhe Instagram përballë lëvizjes në rritje të protestës.

Autoritetet urdhëruan ofruesit e internetit ta pamundësojnë hyrjen në Twitter dhe Instagram “deri në një njoftim të mëtejshëm”, deklaruan nga kompania norvegjeze e telefonisë mobile “Telenor Asa”.

Kërkesa për VPN është rritur në Mianmar, duke lejuar disa njerëz të shmangin ndalesën, por përdoruesit raportuan ndërprerje më të përgjithshme të shërbimeve të të dhënave celulare, të cilëve shumica e njerëzve në vendin më 53 milionë banorë u besojnë për lajmet dhe komunikimet.

“Ne humbën lirinë, drejtësinë dhe urgjentisht kemi nevojë për demokraci. Ju lutem dëgjoni zërin e Mianmarit”, shkroi një përdorues i Twitter.

Shefi i ushtrisë, Min Aung Hlaing, mori pushtetin të pretenduar me mashtrim në zgjedhje të 8 nëntorit. Komisioni zgjedhor hodhi poshtë akuzat e ushtrisë.

Junta njoftoi për gjendjen e jashtëzakonshme njëvjeçare dhe ka premtuar të dorëzojë pushtetin pas zgjedhjeve të reja, pa dhënë një afat kohor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme