Qeveria ukrainase ka bërë të ditur se mijëra qytetarë në të gjithë Ukrainën janë pa energji elektrike për shkak të granatimeve dhe problemeve në termocentralet.
Këtu është një përmbledhje e situatës në rajone të ndryshme në të gjithë Ukrainën:
Kherson
Më shumë se 28 mijë konsumatorëve u është ndërprerë energjia elektrike për shkak të granatimeve në Kherson.
Qeveria bëri të ditur edhe se më shumë se 700 konsumatorë mbeten pa energji për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shpërthimi në digën Kakhovka në qershor.
Donetsk
Rreth 122 vendbanime mbeten pa energji në këtë rajon, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kharkiv
Më shumë se 17 mijë e 600 konsumatorë mbeten pa energji elektrike.
Kompanitë energjetike kanë rikthyer energjinë elektrike për 950 konsumatorë brenda natës.
Lviv
Rreth 150 konsumatorë janë pa furnizim me gaz për shkak të dëmtimit të pajisjeve të gazit nga një makinë.
85 konsumatorë të tjerë janë pa gaz natyror për arsye teknike.
Dnipropetrovsk
Më shumë se 13 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike në këtë rajon.
Kompanitë energjetike ishin në gjendje të rikthejnë energjinë elektrike për 14 mijë 600 konsumatorë gjatë ditës së sotme.