Adem Mikullovci, nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit tha se kuvendi duhet të bëjë plane afatgjate për problemin e ndotjes.
“Zoti kryetar mendoj që nuk kemi kuorum ta mbajmë mbledhjen po çuditem , na po bëjmë muhabet mes veti boll mirë po nuk ka kuorum kjo është e para e punës, e dyta mendoj që këto diskutime dje edhe sot ka propozime të mira por janë të kota se nuk mund të bëjmë kurrgjë.
Një fjalë turqisht thotë, “Fundi i arbainit 10 ditë e hamsinit gjithmonë ajri është i rëndë e dimri është më i fortë”, kështu ka qenë edhe përpara edhe sot në përmasa më të mëdha por nëse nuk ndërmarrim diçka është e kot. Kuvendi duhet të merret dhe të bëjë plane afatgjate në të ardhmen çka me bë. Gjelbërimi i qytetit dhe Obiliqi jo makinat, këto janë muhabete të kota, kjo do të thotë veç hajt të flas diçka me më dëgju të tjerët që nuk jam aq pasiv”, tha ai.