Mikullovci: Seanca konstituive mbahet në orën 11:00

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 22:21 | Nga

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 11:00.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

Mikullovci ka thënë se seanca nuk do të mbahet në orën 10:00 ashtu si ka kërkuara koalicioni PAN, bashkë me AKR-në dhe komunitetet jo shumicë të Kuvendit të Kosovës për shkak të kohës së shkurtër për të njoftuar deputetët e Kuvendit.

Krerët e koalicionit PAN, AKR-së dhe komunitetet jo shumicë kanë kërkuar përmes një letre nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci që ta caktojë seancën për ditën e nesërme.

Kjo kërkesë e koalicionit PAN ka ardhur pas një takimi që krerët e këtij koalicioni kanë pasur me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Tashmë është arritur marrëveshja që AKR-ja të heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo t’i takojë Listës Serbe.

Ishte pikërisht kjo Ministri që po e kërkonte Lista Serbe që bëri që gjatë gjithë ditë së sotme të zhvillohej një takim maratonik mes krerëve të PAN-it, Agim Bahtirit të AKR-së dhe kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kjo Ministri fillimisht i ishte dhënë Listës Serbe nga koalicioni PAN, por gjërat ndryshuan pas nënshkrimit të marrëveshjes mes këtij koalicioni dhe AKR-së, ku kjo Ministri i takoi më pas kësaj të fundit.

Por ishte Lista Serbe që nuk pranonte të bëhej kompromis lidhur me këtë dikaster qeveritar dhe duket se bëri kështu që AKR-ja të dorëzohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme