Adem Mikullovci, kryeses i seancës së Kuvendit ka ftuar partitë parlamentare në takim konsultativ për të mërkurën, raporton EO.
Ai ka thënë se kjo është hera e fundit që iu bënë thirrje partive për konsultë. Takimi sipas Mikullovcit do të mbahet të mërkurën prej orës 10:00.
“Nuk pranoj më zhagitje të punës dhe do ia bëjmë pyetjen se kur do vini në Kuvend dhe di e propozoni kryetarin e kuvendit. Më tepër nuk kam me ta”, sqaroi ai.
Ai e luti edhe Lëvizjen Vetëvendosje, të jetë pjesë e këtij takimi.