Seanca e paraparë të zhvillohej nesër në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për një ditë tjetër.
Ndërkohë reagim të ashpër lidhur me këtë vendim ka edhe deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka.
Zeka ka deklaruar se ata që kanë shtyrë seancën e Kuvendit janë mafioz, transmeton Indeksonline.
Sipas tij të tillë janë ata që kanë lënë vendin pa borde funksionale, pa miratim ligjesh dhe pa Gjykatë Kushtetuese.
Në seancën e nesërme pritej të bëhej vazhdimi i çështjes së arritjes së zgjedhjes së gjykatësve të Kushtetueses.
Postimi i plotë:
Mafia si shtylle e Kuvendit
Ata qe e kane shty seancen e Kuvendit qe ishte planifikuar te mbahej per neser, perpos injorant, bllokues e sabotues te ketij vendi, jane edhe mafioz.
Te tillet na kane lane pa borde funksionale, pa miratim ligjesh, pa Gjykate Kushtetuese!!!
Boll ma….!!!