Milaim Zeka e quan racist personin që shkruajti kundër Drenicës: Publikon edhe një fotografi të Shkëlzen Gashit tek varri i Titos

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Milaim Zeka, ka bërë publike një fotografi të Shkëlzen Gashit, ku sipas tij ai ka qenë në vizitë tek varri i Titos. Ai madje ka publikuar edhe një publikim të një aktivisti të VV’së, i cili ka shkruar se kurrë hallall mos i qoftë serbëve që nuk e kanë faruar Drenicën, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka bërë deklaratë skandaloze për UÇK’në.

Ai ka thënë se është UÇK ajo që ka bërë krime ndaj serbëve dhe se ato krime duhet të dënohen.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar shumë qytetarë, politikanë e figura të tjera të njohur.

Por së fundi po shpërndahen edhe thirrje të tjera të aktivistëve të VV’së, ku njëra ndër ta është edhe një aktivisti ku në një postim në Facebook ai ka shkruar ”Kurrë hallall mos ju koftë qe nuk e faruat Drenicën krejt”, ka shkruar ky aktivist duke bashkëngjitur fotografitë e Ratko Mladic dhe Slobodan Milosevic.

Është Milaim Zeka që ka publikuar identitetin e tij të plotë, ku edhe e ka quajtur racist. Mirëpo sipas Zekës ky nuk është personi i vetëm që shkruan kundër Drenicës dhe fshatarve, në të njëjta përmasa raciste sipas tij ka shkruar edhe Veton Surroi.

”Disa ja kanë mbulu emrin këtij racisti. ”Kurrë hallall mos ju koftë qe nuk e faruat Drenicën krejt”! Kështu ju drejtohet dy baballarëve te tij, Millosheviçit dhe Mlladiqit! Unë po ju them se ne te njejtat përmasa raciste, sikurse ky tipi, edhe Veton Surroi ka shkru për Drenicën dhe katundaret. Kur një publicist, me llulle ne goje shkruan marrëzira të tilla edhe kundër UÇK’së çfarë prisni prej shumë njerëzve të droguar brenda e jashtë Kosovës?!!!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Tutje ai ka publikuar edhe një fotografi të Shkëzen Gashit, ku thotë se ka qenë duke e vizituar varrin e Josip Titos.

Më poshtë shkrimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook.

Disa ja kane mbulu mbulu emrin ketij racisti. “Kurr hallalle mos ju kofte qe nuk e faruat Drenicen krejte”! Keshtu ju drejtohet dy baballareve te tij, Millosheviçit dhe Mlladiqit! Une po ju them se ne te njejtate permasa raciste, sikurse ky tipi, edhe Veton Surroi ka shkru per Drenicen dhe katundarte. Kur nje publicist, me llulle ne goje shkruane marrezira te tilla edhe kunder UÇK- se, çfare prisni prej shume njerezeve te droguar brenda e jashte Kosoves?!!!
Shikone Jozhen e vogel, Shkelzen Hajmalin, duke vizituar varrin e Titos!

Image may contain: 2 people, text
Image may contain: 3 people, text that says "11:06 srbijadanas.com Done SD DANAS SRBIJA Petak 24. apr 2020. VESTI KOSOVO Twitter 24.04.2020. Srbija Danas/RTS "Sumnja se da su pripadnici OVK OVK ubili 1.000 srpskih civila" Izjava Kurtijevog savetnika IZAZVAĆE HAOS na KiM Profimedia/ilustracij Pripadnici OVK počinili zločin, sumnja da su"
Image may contain: 1 person, standing and outdoor
No photo description available.
Image may contain: one or more people and people standing

Të ngjashme