Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i cili është arrestuar ditë më parë si i dyshuar për mashtrim të kosovarëve që kanë paguar para viza pune në Gjermani, të cilat nuk ishin marrë kurrë.
Zeka është anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, komision i cili është mbledhur sot dhe deputeti Zeka ka mbërritur i fundit, raporton KTV.
Në këtë komision aktualisht po shqyrtohet raporti për vitin 2016 i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Në rend dite janë edhe raportet për vitin 2016 të KPM-së dhe RTK-së.
Kujtojmë se dje, gjyqtari Isuf Makolli e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit për deputetin Milaim Zeka.
Kështu, ai ka caktuar masë më të lehtë, atë të arrestit shtëpiak për 1 muaj.
Edhe për këtë masë, mbrojtja ka paralajmëruar ankesë. Prokurori Afrim Shefkiu është duke e hetuar deputetin për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, mashtrim dhe shmangie tatimi”.