Gazetari Milaim Zeka ka komentuar arrestimin e Pjetër Shala, pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që njihet me nofkën “Komandant Ujku”.
Zeka ka theksuar se arrestimi i Shalës është bërë në bazë të një libri të një gazetari kosovar, në lidhje me një incident të tij më një prift në Gllogjan të Pejës.
“Me aq sa kam unë informacion Shala ka marrë pjesë edhe në luftën e Maqedonisë. Pjeter Shala është arrestu edhe mbi bazën e një libri të botuar nga një gazetar shqiptarë, i cili e akuzon drejtëpërdrejt zotin Shala për një incident me një priftë në kishën e Gllogjanit” , tha Zeka në emisionin ‘Politico në Kanal10.
Zeka po ashtu ka theksuar se do të ketë edhe arrestime tjera nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.