Analisti politik, Milaim Zeka, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 akuzat e presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeparlamentares Vjsoa Osmani. Ai ka thënë se nuk e ka kuptuar pse presidenti ka rënë në këtë nivel. Tutje ai ka thënë se edhe Osmani nuk është dashur të akuzojë atë për shkëmbim të territoreve.
‘’Hajredin Kuqi ka fajin që nuk u aprovua ligji anti-shpifje në Kosovë. Ai u zbraps në momentin kur erdhi presioni ndaj tij kur kërkoi këtë ligj. Në Ballkan ai ligj duhet të ekzistojë edhe për 50 vjet. Shpifjet që ndodhin këtu janë shumë banale’’, ka thënë ai.
Milaim Zeka për akuzat e Thaçit ndaj Osmanit: Në Kosovë duhet të ekzistojë ligji anti-shpifje
‘’Unë personalisht kam qenë i sulmuar nga krerët më të lartë të PDK’së si dhe ata të VV’së për gjërat më flagrante. Kam pasur akuza sikur spiun i UDB’së etj. Për informatë. Unë kam mbrojtur babanë e Vjosa Osmanit, gruan e Rexhep Selimit pasi u sulmua. Kam pasur akuza nga dikush që dua t’ia përmendi emrin, më ka thirrur me emrin ‘’Znaqka”.’’, shtoi ai.
“Nuk e kuptoj edhe pse Osmani, sot nga Prizreni, tha se duhet një Lidhje e dytë e Prizrenit gjoja kundër pretendimeve të Thacit”