Milaim Zeka i reagon Bajrush Morinës: Ia huqe keq për vrasësin e Enver Malokut

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 15:09 | Nga

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj gazetarit Bajrush Morina rreth asaj se kush e vrau Enver Malokun, veprimtarin e LDK-së.
Bajrush Morina, sot përmes Facebook-ut, tha se e di se kush e vrau babanë e deputetes së LDK-së, Doruntinës.

Por Milaim Zeka thotë se Morina ia ka huqur keq se kush është dorasi ndaj Malokut. Ai sqaron se nuk ka vrasës të Enver Malokut, brenda Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Bajrush Morina ja huqe keq
Nuk ka vrases te Enver Malokut brenda Kuvendit
Ish kolegu im, Bajrush Morina, sot kur eshte dite zie per te gjithe ata qe e kane daahur, nderuar, respektuar e vleresuar Enver Malokun, doli me nje lajm bombe, duke thene qe “vrasesi i Enver Malokut eshte nje deputet i Kuvendit te Kosoves dhe grueja e tije”!
Me shume saktesi e di se ne kend po aludon Bajrush Morina, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Eshte e vertete qe drejtesia nderkombetare ka punuar ne zbardhjen e ketij rasti, edhe te Sabri Hamitit, ama asnje deputet aktual nuk eshte i dyshuar per keto raste.
Enver Malokun e kam pas shef ne QIK nja 9 vite. Pse ka qene shume i zoti, shume i mençur e shume shqiptar, Serbia e vrau, permes mashave te veta ne Kosove!!!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme