Gazetari Milaim Zeka, është shprehur i bindur se kryetar i ardhshëm i PDK-së, do të zgjedhet Memli Krasniqi.
Zeka thotë se ka burime mirë të informuara brenda PDK-së dhe se nënkryetarë të PDK-së, do të jenë Gent Cakaj dhe Vlora Çitaku.
Ani pse Cakaj tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, Zeka tha se ai do të aderojë në PDK pas disa muajsh, së bashku me disa persona tjerë.
“Memli Krasniqi do të jetë kryetar i PDK-së. Gent Cakaj do të jetë nënkryetar i PDK-së. Vlora Çitaku do të jetë nënkryetare e PDK-së. Gent Cakaj do të aderojë në PDK, me disa njerëz tjerë, pas disa muajsh”, ka thënë Zeka ndër të tjera në Politiko në Kanal 10.