Hakan Calhanoglu do t’i ofrohet kontratë e re e përmirësuar për të qëndruar në Milan deri në qershor 2024.
Sipas Tuttosport, marrëveshje do të sillet me fitime për rreth tre milionë euro në sezon.
26 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës, e cila përfundon në fund të këtij sezoni.
Calhanoglu i ishte bashkuar Milanit nga Bayer Leverkusen për 23.3 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2017. Megjithatë, ai ka vuajtur për të treguar vlerat e tij deri në ardhjen e Stefano Pioli e cili ndryshoi sistemin e lojës në 4-2-3-1, një sistem që e bëri turkin trekuartist ku ai luan pas sulmuesve.