Milani dhe Zlatan Ibrahimovici janë vetëm 1 milionë euro larg arritjes së një marrëveshjeje, e cila do ta mbante sulmuesin suedez në San Siro edhe sezonin e ardhshëm.
Palët janë duke punuar që marrëveshja të nënshkruhet deri të hënën, sipas mediave italiane.
Që prej se u kthye në klub në janar, Ibrahimovic ka shtrirë ndikim të madh në skuadër duke i ndihmuar ta përfundojë sezonin në vendin e gjashtë dhe sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Por Ibra e do një pagë prej 7.5 milionë euro në vit për të qëndruar në San Siro.
Milani i ka ofruar atij 5 milionë euro plus bonuse dhe Tuttosport raporton se vetëm 1 milion euro i ndan ata nga nënshkrimi i ujdisë.
38-vjeçari kthehet në Via Aldo Rosi të hënën dhe Milani shpreson se do ta bindë atë të nënshkruajë.
Ibra i shënoi 10 gola dhe i dha pesë asiste në 18 ndeshje për kuqezinjtë në vitin 2020.