Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, thotë se klubi i tij dhe Interi janë duke tentuar ta përfundojnë ndërtimin e stadiumit të ri sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa shtoi se ky stadium do të jetë më i bukuri në botë.
Dy klubet rivale të qytetit, Interi dhe Milani, janë pajtuar që San Siro duhet të zëvendësohet me një stadium më modern dhe tashmë i kanë publikuar planet e tyre
Presidenti i kuqezinjve është shprehur entuziast për këtë stadium të ri dhe e ka cilësuar atë si vendimtar për ambiciet e të dyja klubeve për Evropë.
“Ne i kemi ndjekur të gjitha udhëzimet nga Këshilli i Qytetit i Milanos dhe, për këtë arsye, ky projekt mund të cilësohet si një fitore për ata”, ka thënë Scaroni, në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.
“Ky qytet do ta ketë stadiumin më të bukur në botë dhe një arenë sportive e komerciale kur San Siro është aktualisht. Ajo arenë do të mundë të shijohet përgjatë gjithë sezonit”.
“Ne jemi duke u ngutur për t’i pajisur klubet tona me një stadium që është modern dhe i përshtatshëm për kohërat aktuale”.
“Ne nuk mund të kemi ëndrra për Evropë pa luajtur në stadiume moderne. Për këtë arsye edhe e kemi ulur madhësinë e projektit në përgjithësi”.