Skuadrat nga Serie A, Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Chelseat, spanjollin Pedro Rodriguez ka shkruar “Calciomercato” të hënën.
Te Chelsea janë të gatshëm të lirojnë 31-vjeçarin në fund të këtij edicioni për 15 milionë euro. Si Milani ashtu edhe Interi e shohin Pedron si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm.
Pedro këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka tri asistime në 42 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin londinez deri në verën e vitit të ardhshëm, transmeton “Koha Ditore”.
Pedro te Chelsea është transferuar në vitin 2015 nga Barcelona për 27 milionë euro dëmshpërblim.