Milani e Lazio në garë për Ricon

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Skuadrat nga Serie A, Milani dhe Lazio janë futur në garë për shërbimet e portierit spanjoll Sergio Rico, kanë njoftuar të premten mediumet italiane. Rico pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur këtë edicion.

27-vjeçari është portieri i dytë te ekipi francez dhe deri më tani, ka regjistruar 13 paraqitje në këtë sezon në të gjitha garat. Rico po shihet si përforcim i duhur për portën si te Milani ashtu edhe Lazio.

Të dy ekipet italiane janë të gatshme të ofrojnë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për Ricon. Rico ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2024 kurse karrierë ka bërë edhe te Sevilla e Fulhami.

Të ngjashme