Kapiteni Alessio Romagnoli mund të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni, pasi ekipi italian i ka caktuar çmimin. “Gazzetta dello Sport” të enjten ka shkruar se Milani po kërkon 60 milionë euro dëmshpërblim për lirimin e Romagnolit.
Romagnoli 25-vjeçar, është pjesë e skuadrës së Milanit prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma e Sampdoria, transmeton Koha Ditore.
Ai këtë edicion ka regjistruar 29 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola në Serie A.
Romagnoli ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022 kurse skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij, janë Juventusi dhe Manchester Unitedi.
Romagnoli gjithashtu është reprezentues i Italisë dhe deri më tani ka tetë paraqitje.